Ballina Kulinari Tavë me makarona dhe kungulleshka në furrë

Tavë me makarona dhe kungulleshka në furrë

Përbërësit:

400 g makarona
1 fetë djathë deleje
3 kungulleshka
3 qepë të vogla
4 lugë vaj ulliri
Kikirikë
Borzilok
Kripë
Piper

 

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të vogla katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.

Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin, ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.

Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë.

Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.

Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta.