Këngëtari që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Eugent Bushpepa ka prezantuar videon zyrtare për këngën “Mall”.
“Miq, ky është versioni final i këngës ‘Mall’ . Ky version do të këndohet nga Eugent Bushpepa në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Eurosong, më 8 maj”, shkruhet në faqen zyrtare të këngëtarit në Facebook.
Versioni final i këngës “Mall”:
Një pritje e gjatë
E ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
Si me magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd.
Refreni:
Lot i patharë ndriçoje këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë
Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë
Sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën s’e ndalin, jo
Si me magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqen sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty!
Refreni:
Lot i patharë ndriçoje këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë