Sondazhi i Opinionit 2017/ Besimi në Qeverisje/ Publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim si dhe UNDP Shqipëri

Ky është viti i pestë radhazi (2013-2017) që ky Sondazh i Opinionit po zhvillohet, bazuar në një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm. Mbledhja e të dhënave është kryer gjatë periudhës 17-30 nëntor 2017 në 61 bashkitë e Shqipërisë. Qëllimi kryesor i sondazhit është shqyrtimi i perceptimit publik dhe qëndrimit të qytetarëve në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Raporti është i organizuar në 9 seksione kryesore: Besimi në institucione; Transparenca dhe llogaridhënia; Korrupsioni në institucionet publike; Ndikimi politik në punën e institucioneve; Angazhimi qytetar; Kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike; Performanca e institucioneve publike; Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Gjinia e përfshirja sociale.

BESIMI NË INSTITUCIONE:
• Në vitin 2017, institucionet kombëtare që gëzojnë besimin e më shumë se gjysmës së të anketuarve përfshijnë: Institucionet Fetare (76%), Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%), Media (54%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%).
• Institucionet kombëtare që kanë marrë vlerësime më të ulta besimi nga më shumë se gjysma e të anketuarve janë: Qeveria vendore (49%), Qeveria (47%), Parlamenti (34%), Presidenti (33%), Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%).
• Që prej vitit 2014, përqindja e të anketuarve që kanë besim tek Institucionet Fetare është rritur ndjeshëm nga 44% në 76%. Gjatë vitit 2017, ato kanë shënuar rritjen më të lartë në nivelin e besimit të përgjithshëm (18 pikë përqindje).
• Shoqëria Civile shënon një rritje prej 11 pikë përqindje për 2017 dhe vazhdon të jetë në rritje që nga vlerësimi i saj besueshmërisë prej 34% në vitin 2014.
• Për vitin 2017, Parlamenti është në rritje me 7 pikë përqindje në krahasim me vitin 2016.
• Partitë politike janë në rënie (2 pikë përqindje) dhe për të pestin vit radhazi renditen si më pak të besuara.
• Media ka shënuar një rënie prej 4 pikë përqindje për vitin 2017.Të pyetur mbi kredibilitetin e raportimit në media, vetëm një në çdo dy të anketuar (50%) mendojnë se informacioni i dhënë nga media është i saktë dhe i vërtetë.
• Në ndryshim me institucionet kombëtare, institucionet/organizatat ndërkombëtare -BE (85%), OKB (85%) dhe NATO (84%) – renditen si institucionet më të besuara për të pestin vit radhazi.
• Pavarësisht shpresave të mëdha për një ndikim të mundshëm pozitiv të Reformës në Drejtësi, perceptimet për zbatimin me korrektësi të Reformës në praktikë vazhdojnë të jenë të ndara, me 43% e të anketuarve që besojnë se Reforma në Drejtësi do të zbatohet me korrektësi, ndërkohë që 38% besojnë të kundërtën. Numri i të anketuarve që shprehen të pasigurt është rritur me 8 pikë përqindje që nga viti i kaluar.

TRANSPARENCA DHE LLOGARIDHËNIA:
• Në përgjithësi, perceptimet mbi transparencën e qeverisjes në nivel qendror dhe vendor kanë ndryshuar pak në vitet e fundit; të anketuarit vijojnë të vlerësojnë më lart bashkitë e tyre krahasuar me qeverisjen qendrore, edhe pse vlerësimet pozitive qëndrojnë nën 50%.
• Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) është perceptuar si institucioni që ka pasur rolin më të madh në bërjen e qeverisë të përgjegjshme gjatë vitit 2017 (67%), ndjekur nga Media (65%) dhe Parlamenti (63%).
• Krahasuar me 2016, Parlamenti është perceptuar se ka një rol në rritje në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë (rritje me 11 pikë përqindje), i ndjekur nga Sindikatat (7 pikë përqindje) dhe Shoqëria Civile (5 pikë përqindje).
• Pjesa më e madhe e të anketuarve mendon se nisma e hapjeve të dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit është e dobishme për realizimin me sukses të punës nga institucionet publike në të ardhmen (67%), sjell drejtësinë e nevojshme (65%) dhe kontribuon në përmirësimin e kohezionit social (60%).

KORRUPSIONI NË INSTITUCIONET PUBLIKE:
• Të dhënat tregojnë një mospërputhje të dukshme midis perceptimeve mbi përhapjen e korrupsionit dhe përvojave personale të përballjes me fenomenin.
• Ndërkohë që më shumë se 8 nga 10 të anketuar e konsiderojnë korrupsionin e nivelit të ulët (87%) dhe të lartë (88%) si të përhapur ose shumë të përhapur në Shqipëri, vetëm 21% e tyre raportojnë se kanë qenë dëshmitarë të të paktën një rasti korruptiv në qeverisjen e tyre vendore krahasuar me 15% në qeverisjen qendrore.
• Krahasuar me vitin 2016, për vitin 2017 shifrat e përballjes personale me korrupsionin në qeverisjen vendore janë rritur me 6 pikë përqindje, ndërsa për qeverisjen qendrore me 5 pikë përqindje.
• Të anketuarit kanë më pak besim në ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë (25%) krahasuar me rastet e korrupsionit të niveli të ulët (36%).
• Të pyetur përmes një pyetjeje të hapur, 21% e të anketuarve konsiderojnë Gjykatat si institucioni më i korruptuar për 2017 të ndjekuar nga Qeveria (16%), Institucionet e Shëndetit Publik (14%) dhe Parlamenti (9%).

NDIKIMI POLITIK:
• 72% e të anketuarve i perceptojnë Gjykatat si më të prekshme ndaj ndikimit politik, ndjekur nga Prokuroria me 69% dhe Policia e Shtetit me 49%.
• Institucionet fetare perceptohen si më të pavarurat nga ndikimi politik (9%), të ndjekura nga Organizatat e Shoqërisë Civile (26%).

ANGAZHIMI QYTETAR:
• 36% e të anketuarve raportojnë se kanë mundësi të mja ueshme për të marrë pjesë në vendimmarrjen në nivel vendor. 28% e të anketuarve raportojnë se kanë mundësi të mja ueshme për të marrë pjesë në vendimarrjen e institucioneve publike në nivel qendror.
• 15% e të anketuarve deklarojnë se kanë marrë pjesë në takime kosultative në nivel vendor, ndërkohë vetëm 10% e të anketuarve raportojnë se kanë marrë pjesë në takimet konsultative të organizuara në nivel qendror.
• 67% e të anketuarve janë dakord ose janë plotësisht dakord me deklaratën “Dëgjesat publike lokale janë ngjarje formale, ato kanë ndikim të kufizuar në vendimet bashkiake”. Në krahasim me vitin 2016, ka një rritje me 10 pikë përqindje të anketuarve që bien dakord.
• Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 80% raportojnë se nuk kanë marrë pjesë në demonstrata/tubime ose kanë nënshkruar një peticion gjatë vitit 2017.

KËNAQSHMËRIA ME OFRIMIN E SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE TIK:
• Shërbimet publike që janë vlerësuar më mirë nga më shumë se gjysma e të anketuarve përfshijnë furnizimin me ujë të pijshëm (56%), shërbimet e pastrimit (57%), shërbimet e emergjencave (53%) dhe shërbimet e arsimit publik (54%).
• Shërbimet publike që janë vlerësuar më pak nga më shumë se gjysma e të anketuarve janë shërbimet e punësimit (74%) dhe gjykatat (73%) të ndjekura nga shërbimet e shëndetit publik (57%) dhe shërbimet sociale (55%).
• 15% e të anketuarve raportojnë se kanë dorëzuar një ankesë pranë institucioneve përkatëse në lidhje me një shërbim të marrë gjatë vitit 2017. 37% e të anketuarve raportojnë se ankesa e tyre është adresuar. Një përqindje më e lartë (44%), raporton se ankesa e tyre nuk është adresuar.
• 47% e të anketuarve raportojnë se institucionet nuk “i dëgjojnë” dhe adresojnë si duhet ankesat e qytetarëve.
• 51% e të anketuarve shprehen se nuk ndihen të sigurt në jetën e tyre të përditshme. Pjesa më e madhe e të anketuarve raportojnë si faktorë kryesorë që shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë kriminalitetin (58%), pasigurinë për punën (42%) dhe drejtësinë jo të plotë (32%).
• 39% e të anketuarve janë në dijeni nëse bashkia e tyre ka faqe interneti. 52% shprehen se nuk e dinë nëse bashkia ka një faqe interneti. 67% e të anketuarve që janë në dijeni nuk e përdorin faqen e bashkisë.

GJINIA DHE PËRFSHIRJA SOCIALE:              • 65% e të anketuarve besojnë se në shoqërinë shqiptare ka barazi midis burrave dhe grave, ndërkohë 34% nuk janë dakord. Gratë kanë më pak gjasa që të pajtohen me këtë deklaratë sesa burrat. • 74% e të anketuarve besojnë se nëpunësit civilë i shërbejnë me të njëjtin përkushtim dhe etikë grave dhe burrave, ndërkohë 25% nuk janë dakord. Përsëri, gratë kanë më pak gjasa që të pajtohen me deklaratën sesa burrat. • 12% e të anketuarve raportojnë se janë trajtuar ndryshe nga një institucion apo nëpunës civil për shak të karakteristikave të tyre personale si gjinia, mosha, përkatësia etnike, orientimi seksual apo a ësia e kufizuar. • 26% e të anketuarve deklarojnë se janë të kënaqur me numrin aktual të grave në këshillin e tyre bashkiak, ndërkohë që 67% nuk e dinë. 7% thonë se janë të kënaqur. • 69% e të anketuarve shprehen se rritja e numrit të grave në këshillin e tyre bashkiak do të ketë një ndikim pozitiv në qeverisjen vendore.