Nga Prof/ Dr. Yzber Hoti – Instituti Albanologjik i Prishtinës
“…Hotjanët u degdisën, u shpërngulën dhe u vendosen në vise të ndryshme nga trualli i tyre i parë, mbështetur në disa të dhëna të verifikuara dhe ato që kanë mbetur si gojëdhëna që nga antika e hershme dhe e vonshme. Në të vërtetë, pa u thelluar në praninë e nocionit Hoti në lokucionet e vjetra, thënë kushtimisht greke,që është cështje e lingusitëve, paralajmëron dhe sinjalizon jo vetëm dukurinë e pranisë së këtij në antikë. Por edhe degdisjen e tij në vise të ndryshme të arealit arbër-shqiptar.
Kjo e dhënë pastaj shoqërohet me të dhënën, ani pse hipotetike, por shumë të rëndësishme, për hunëzit në Lindjen e largët, si dhe fisin Hoti në këto anë, që sot e kësaj date gjallëron dhe është i përhapur në Pakistan.
( Digresioni i parë: Ani pse maqedonasit deri më tash e konsideronin veten sllavë, Lekën, Aleksandrin e Madh, përpiqen ta përvetësojnë dhe si pasojë nuk ngurrojnë që për këtë arsye të vejnë kontakte madje dhe marrëdhënie diplomatike me fisin Hoti në Pakistan, ndërsa ne heshtim si peshqit).
Nëse dëshmohet se fisi i Hotit janë ushtarët e Lekës së Madh, ndërsa Leka i Madh me prejardhje pellazgo-ilire-arbre, që besoj se mund të ndodh, kjo do të ishte degdisja, zhvendosja dhe vendosja e parë dhe historike e këtij fisi….”
Prishtinë, nëntor 2013