Boston, Calgary, Perth dhe Macau që tradicionalisht kanë qenë pjesë e listës së 15 qyteteve më të pasura në botë, kësaj here nuk kanë mundur të jenë pjesë e saj. Lista është përpiluar nga firma kërkimore e tregut ‘New World Rich’. Të dhënat e mbledhura nga hulumtuesit pasqyrojnë sasinë totale të pasurisë private të mbajtur nga të gjithë individët që jetojnë në secilin prej qyteteve në listë. Ndryshe nga vlerësimet tradicionale, lista e 15 qyteteve më të pasura nuk bazohet në Produktin e Brendshëm Bruto (GDP), por pasqyron analizën që mbulon të gjitha pasuritë, të tilla si prona, paraja, aksionet dhe interesat e biznesit, duke përjashtuar detyrimet. Qendra të tjera të mëdha që kanë qenë pjesë e saj si Houston, Gjenevë, Osaka, Seul, Shenzhen, Melbourne, Zvicër dhe Dallas, janë gjithashtu ndër qytetet që mungojnë në listë.