Ballina Art Sopranoja Ermonela Jaho debuton në Operën “Madama Butterfly” në ‘The Met Opera’...

Sopranoja Ermonela Jaho debuton në Operën “Madama Butterfly” në ‘The Met Opera’ në New York

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në ‘The Met Opera’ në New York.

Ky rol i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare solli emocione të forta në skenë dhe u shoqëruar me ovacione të shumta nga audienca . Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të ”robërojnë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në USA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.