Nëse dëgjoni muzikë derisa ushtroni, rezultatet dhe performanca fizike do të jetë e përmirësuar.
Versioni origjinal i një kënge nuk ju pëlqen për shkak se është më i mirë, por për shkak se e keni dëgjuar të parin.
Kënga juaj e preferuar është e tillë për shkak se ju e lidhni atë me një ngjarje emocionale në jetën tuaj.
Ritmi i zemrës suaj ndryshon duke iu përshtatur muzikës që e dëgjoni.
Lulet rriten më shpejt nëse i lini në ambient me muzikë.
Elvis Presley nuk ka shkruar asnjë këngë të tijën.
Lloji i muzikës që dëgjoni ju ndikon në perceptimin që keni për botën.
Muzikantët e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në Tokë.
Koncerti më i gjatë në botë është aq i ngadaltë sa do të zgjaste 639 vite.
Instrumenti më i shtrenjtë muzikor i shitur ndonjëherë është një violinë ‘Stradivarius’ që u shit më 2011 për 15.9 milionë dollarë.
Kënga ‘Jingle Bells’ në origjinal u shkrua për festën e Falënderimeve, e jo për festat e fundvitit.
Muzika me zë të lartë e detyron njeriun të pijë më shumë në kohë më të shkurtër.
Kënga që ju mbetet në kokë e që s’mund ta hiqni nga mendja quhet ‘krimb veshi’.