AGIM BAJRAMI. POET. DURRËS

 

JU MUND …

Ndihmomëni të qesh
Ndihmomëni të gëzoj
Atdheu është lakuriq
(Trifon Xhagjika)

 

Ju mund të qeshni veç për vete
Në emrin tim mos qeshni miq
Unë ngjaj me vendin tim plot derte
I zbehtë, i vyshkur, lakuriq.

Më nervozon ngërdheshja juaj
Kjo lumturi e pakuptim
Kam igrasi nga njerzit kuaj
Dhe entuziastët anonimë.

Është tmerr të rritesh shpine përulur
Të ngopesh me një pjatë me supë
Si shihni thikat si janë ngulur
Në shpirtrat tuaj dhe në trup?