E diel, 29 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

...i Ftuar Nderi: Z. GENTJAN RIZO - Itali

Gentjan

** Menaxher në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

** Pedagog në Konsorciumi C.I.S.A.S. Southia – Biella, Piemonte – Itali

** Editor e Kryeredaktor i gazeta “Emigranti” - Itali

** i Ftuar të nderojnë me praninë e Tij, në Konventën Ndërkombëtare Alpine - Tiranë, 2026, në “Tirana International Hotel & Conference Centre”, salla “Consortium”, me 4-5 dhjetor 2026.

Konventa Ndërkombëtare Alpine, me moton “Alpet dhe Malet në Shek. XXI”, do të zhvillohet më 4–5 dhjetor 2026, në “Tirana International Hotel & Conference Centre”, salla “Consortium”, Tiranë. Hapja do të bëhet më 4 dhjetor, në orën 16:00, ndërsa punimet do të vijojnë më 5 dhjetor, nga ora 10:00.

Konventa Ndërkombëtare Alpine - Tiranë, 2026 organizohet nga Konventa e Alpeve dhe Maleve për Ballkanin Perëndimor dhe “Gazeta e Alpeve - Zëri Global i Maleve të Botës”, në bashkëpunim me partnerët e saj. Ajo bashkon përfaqësues institucionalë, organizata ndërkombëtare, studiues, veprimtarë dhe sipërmarrës rreth këtyre fushave kryesore: bashkëpunimi dhe integrimi evropian, rajonal e ndërkufitar; diplomacia alpine; trashëgimia kulturore; mjedisi dhe biodiversiteti; zhvillimi dhe turizmi i qëndrueshëm; komunitetet alpine e malore dhe rinia; ndryshimet klimatike dhe mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore; bujqësia, blegtoria dhe ekonomia malore e alpine; infrastruktura rrugore e hekurudhore; ujërat, pyjet, kullotat dhe burimet natyrore; shkenca, edukimi dhe inovacioni bashkëkohor për Alpet dhe malet.

Në Konventë pritet pjesëmarrja e personaliteteve të larta shtetërore nga Shqipëria dhe rajoni; e deputetëve të kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian; e përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë e në rajon dhe të organizatave ndërkombëtare me seli në Bruksel, Nju Jork, Romë e më gjerë; e autoriteteve lokale e rajonale nga zonat malore dhe alpine të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), si dhe e mediave tradicionale e digjitale, shqiptare dhe të huaja.

Të fundit

  1. Stil jete

    Jo më palltot e zeza, këtë dimër vajzat po zgjedhin një tjetër ngjyrë
  2. Shëndetësi

    Si ushqimi Fast-Food fshin kujtesën
  3. Aktualitet

    Krizat e vazhdueshme në Europë nxisin autoritarizmin
  4. Aktualitet

    Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit?
  5. Bota

    Katër vende të BE kundër financimit të Ukrainës

Më shumë nga Personazh