Këngëtari me famë botërore Ricky Martin sapo ka mbërritur në Tiranë. Në fotot e siguruara nga Tv Klan shihet se ylli i muzikës latine ka ardhur në aeroportin e Rinasit shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij, pak ditë para koncertit të madh.
Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri, ai e konfirmoi vetë më 7 Qershor të këtij viti, përmes një InstaStory ku lajmërohej koncerti i madh në sheshin “Skënderbej”.

Një koncert i këtyre përmasave të tilla në vendin tonë vjen pas atij të Enrique Iglesias. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live më 20 Korrik.




