E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Barbie: Album”, kolona zanore e ”Barbie” thyen të gjitha rekordet në Mbretërinë e Bashkuar

ATSH-DPA/ – Kolona zanore e filmit “Barbie” ka ”pushtuar” tregun muzikor në Mbretërinë e Bashkuar duke thyer rekordet e mëparshme.

“Barbie: Album”, i cili shoqëron komedinë e drejtuar nga Greta Gerwig për kukullën Mattel me të njëjtin emër, është bërë kolona zanore e parë e filmit që ka tre këngët më të mira në të njëjtën kohë.

Billie Eilish me “What Was I Made For?” ndodhet e treta këtë javë.

“Dance The Night” e Dua Lipës është tashmë në vendin e katërt dhe e pesta është ripërpunimi i “Barbie World” të Aqua nga reperet Nicki Minaj dhe Ice Spice.

Vitin e kaluar, komedia magjike kolumbiane e Disney-t “Encanto” u bë kolona e parë zanore e filmit të animuar që pretendoi tre top 10 në të njëjtën kohë me “We Don’t Talk About Bruno”, “Surface Pressure” dhe “The Family Madrigal”.

Albumi i Barbie, i cili përmban një formacion të mbushur me yje, ka gjithashtu “Speed Drive” energjik të Charli XCX, baladën dramatike “I’m Just Ken” të Ryan Gosling dhe “Pink” të Lizzo-s në top 40.

Filmi me Margot Robbie dhe Gosling u shfaq në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë