E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Adelina Ismaili vjen me koncert për 40-vjetorin e karrierës

40 vite muzikë, 40 vite guxim dhe art, një udhëtim i pasur që vetëm një artiste si Adelina Ismaili mund ta ofrojë.

Një karrierë që ka tronditur skenën dhe ka përfshirë çdo gjeneratë, duke e bërë Adelinën një figurë të dashur për të gjithë. Nga fillimet e saj, me tituj të pafund dhe skandale që i dhanë formë imazhit të saj, Adelina ka lënë një shenjë të pashlyer në muzikën shqiptare.

Për këtë jubile të veçantë, Adelina ka vendosur të sjellë një koncert madhështor, që nuk është vetëm një shfaqje, është kurorëzimi i një epoke të tërë, e ndërtuar nga një grua që ka thyer çdo rregull dhe ka ngritur standarde që ende mbeten të pathyeshme.

Ky koncert është një mundësi për të ripërjetuar 40 vite muzikë, që do të sjellin çdo moment të paharrueshëm të karrierës së saj.

Përzgjedhja e këngëve për këtë koncert nuk është një detyrë e lehtë. Çdo këngë ka një histori të sajën, një moment të jetuar, një rebelim të shprehur. Zgjedhja e këngëve për këtë natë do të jetë një përmbledhje e pasionit dhe forcës që Adelina ka sjellë për 40 vite.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë