Tuneli Pejë–Rozhajë është një projekt rrugor ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i propozuar në zonën e Rusolisë.
Deri më 25 nëntor 2026, në burimet publike të konsultuara nuk gjetëm konfirmim për përfundimin e studimit të fizibilitetit, sigurimin e financimit të ndërtimit, shpalljen e tenderit për punime apo fillimin e tyre.
Zhvillimi më i fundit që verifikuam ishte diskutimi i Projektit në Prishtinë më 23 shtator 2026.
Çfarë parashikonte projekti i vitit 2018
Treguesi Sipas variantit paraprak:
Gjatësia e tunelit 7,3 km.
Gjerësia dhe korsitë 9 metra, me dy korsi,
Gjatësia e rrugës ndërmjet qyteteve - nga 47 km në 23,5 km
Koha e parashikuar e udhëtimit - rreth 20 minuta
Varianti parashikonte edhe ndryshimin e trasesë në anën e Pejës, për të ulur pjerrësinë dhe për të shmangur një pjesë të kthesave të rrugës ekzistuese.
Komuna e Rozhajës përmendi në vitin 2018 një vlerësim jozyrtar prej rreth 170 milionë eurosh. Shifrat i përkasin variantit të atëhershëm.
Çfarë kanë ndërmarrë të dyja vendet?
Korrik 2018.
Komisionet profesionale të Kosovës dhe Malit të Zi u takuan në Rozhajë dhe Pejë.
Në Rozhajë u paraqit zgjidhja paraprake dhe u bë një vizitë në terren.
28 tetor 2022.
Ministrat Liburn Aliu dhe Ervin Ibrahimović nënshkruan në Rozhajë një Memorandum Bashkëpunimi për projekte të përbashkëta infrastrukturore, ku përfshihej lidhja Pejë–Rozhajë.
16 tetor 2023.
Në një takim në Rozhajë, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës Rahman Husović, palët u dakorduan që Qeveria e Kosovës të financonte studimin e fizibilitetit për tunelin.
30 mars 2026.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, tha në Kuvend se projekti kishte dokumentacion dhe mbështetje nga qeveria e tij, duke përmendur studimin e fizibilitetit si një nga hapat që duhej të ndërmerrte pala kosovare.
Më 23 shtator 2026,
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Mirsad Nurković, dhe ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Rasim Demiri, e diskutuan sërish tunelin në Prishtinë.
Formulii ynë
për Projekt-Apelin e Konventës Alpine
Konventa Ndërkombëtare Alpine u bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi që, në bashkëpunim me komunat e Pejës dhe të Rozhajës, të bëjnë publik statusin e studimit të fizibilitetit për tunelin Pejë–Rozhajë dhe të përcaktojnë një kalendar të përbashkët për studimet teknike e mjedisore dhe për identifikimin e burimeve të financimit. Një lidhje më e shkurtër dhe më e sigurt gjatë gjithë vitit do të lehtësonte lëvizjen e banorëve dhe të mallrave, do të mbështeste turizmin malor dhe do të forconte bashkëpunimin ndërkufitar.
______________
(Fotografi nga galeria e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës për takimet e komisioneve të Kosovës dhe Malit të Zi mbi tunelin Pejë–Rozhajë, korrik 2018).