E martë, 24 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shoferët në Itali do të paguajnë më shumë për të përdorur autostradat!

Shoferët në Itali do të paguajnë më shumë për të përdorur autostradat me pagesë që nga fillimi i vitit 2026.

Tarifat, për pothuajse të gjitha rrugët, që do të rriten mesatarisht me 1, 5%, sipas një urdhri të Gjykates Kushtetuese – që u kundërshtua nga Ministria e Transportit.

Sipas ministrisë, rritja më e madhe prej 1, 9% do të ndikojë në rrugën Salerno-Pompei-Napoli. Në autostradën Brener, e përdorur gjithashtu nga qytetarët e veriut në Itali, është planifikuar një rritje prej 1,46%.

Ministria e Transportit, e kryesuar nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini – i partisë populiste të krahut të djathtë “Lega” – kritikoi ashpër rritjet e çmimeve.

Vendimet për çmimet e tarifave të autostradave në Itali bazohen në një sistem të ndërlikuar llogaritjeje.

Rritjet e çmimeve përcaktohen në kontrata midis shtetit dhe kompanive përkatëse operative.

Një arsye e rritjes së tarifave është inflacioni. Megjithatë, disa rritje të planifikuara të tarifave janë shtyrë vitet e fundit. Salvini gjithashtu mbështeti fuqimisht, parandalimin e rregullimeve.

Në tetor, Gjykata Kushtetuese i shpalli përpjekjet për të ngrirë çmimet si jokushtetuese.

Autoriteti i transportit, “Autorità di Regolazione dei Trasporti” (ART), ka njoftuar se rregullimi i tarifave për inflacionin do të jetë mesatarisht 1,5%.

Të fundit

  1. Editoriale

    Kush flet në emër të Europës në tryezën për paqe në Ukrainë?
  2. Politikë

    Samiti BE - Mbretëri e Bashkuar: "Marrëveshje historike"
  3. Shëndetësi

    Simptomat e fshehura të anemisë në gojë që nuk duhen injoruar
  4. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  5. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj

Më shumë nga Bota