Një 17-vjeçar është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Korçës, pasi ka plagosur dy bashkëmoshatar të tij me thikë, pas një konflikti.
3 të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës.
Sherrin të rinjtë e kanë filluar 2 ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme janë takuar për t’u sqaruar, por njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke i goditur.
Autor i ngjarjes është 17-vjeçari J. G, i cili goditi me mjetin prerës në barkë të rinjtë K. K. dhe M. I. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Korçë
Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.
Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Limit.al