Dikur ishte simbol i bukurisë e ndërsa sot është transformuar nga operacionet plastike. Aktorja Meg Ryan, 61-vjeç, ndonëse më herët ka mohuar se kishte varësi nga ndërhyrjet, tashmë shihet e shpërfytyruar. Pamjet që janë bërë virale tregojnë aktoren, e cila ka tronditur me pamjen e saj.
Biondja dikur e preferuar e Hollivudit, aktorja Meg Ryan, dukej shumë më ndryshe se më parë në daljen e saj publike në Nju Jork, shkruan “Kurir”.
Aktorja 61-vjeçare, e cila nuk është fotografuar në publik që nga nëntori i vitit të kaluar, ka tronditur me pamjen e saj, e cila duket qartë se është rezultat i procedurave dhe operacioneve estetike. Meg e ka mohuar prej kohësh çdo operacion plastik, por tashmë nuk e fsheh dot më sepse fytyra e saj është tërësisht e shtrembëruar dhe nuk është e lehtë ta njohësh.
Në shfaqjen, e cila u mbajt në Alice Tully Hall, Meg dukej në humor të mirë teksa pozonte me miqtë, përfshirë Bill Murray dhe Elvis Costello. Ndonëse kohët e fundit ajo rrallë del në publik, këtë herë ajo donte të mbështeste Michael dhe filmin e tij për luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit.
Pamja e Meg ka nxitur thashethemet për operacione gjatë viteve të fundit. “Sinqerisht, nuk i kushtoj shumë vëmendje. Ka shumë urrejtje në botë sot dhe është kaq e lehtë të gjykosh”, tha ajo për revistën Porter në vitin 2015, kur u pyet lidhur me spekulimet rreth operacionit të saj plastik.
Një vit më vonë kirurgu plastik Mark Youssef analizoi fytyrën e saj për Hollywood Life, dhe tha se besonte se ajo kishte shumë ndryshime.
“Gjëja më e dukshme që ajo ka bërë është një lloj mbushjeje ose transferimi i yndyrës në faqet e saj. Është padyshim shumë sepse mollëzat e saj janë të plota dhe shumë të mëdha. Kur ajo buzëqesh, i gjithë mbushësi lëviz lart dhe sytë e saj duken më të vegjël”.
Ai shtoi gjithashtu se sipas ekspertizës së tij, ajo ka bërë ndërhyrje në hundë, korrigjim buzësh, injeksione botox dhe lifting të fytyrës.
“Maja e hundës është më e ngushtë se më parë. Maja duket më e ngjeshur, ndaj ka shumë mundësi që ajo të ketë bërë një lloj rinoplastike. Patjetër që ka volum edhe në buzët e saj dhe botoks në ballë. Operacioni që ndryshon forma e fytyrës së saj në mënyrë më drastike është një lifting i fytyrës. Meg duket se e ka pasur, sepse forma e fytyrës së saj ka ndryshuar shumë”, përfundoi ai.
Vitin e kaluar, u njoftua se Meg do të rikthehej në ekranin e madh pasi ajo planifikon të luajë dhe të drejtojë filmin e ardhshëm What Happens Later. Sipas The Hollywood Reporter, filmi është një adaptim i dramës së Steven Dietz “Shooting Star”, dhe autorët e përshkruajnë atë si një pamje nostalgjike të komedisë romantike. Së bashku me Meg, në të duhet të shfaqet edhe David Duchovny, i cili do të luajë rolin kryesor mashkullor. /Dosja.al