Zëvendësoni musakanë me një pjatë të shijshme krepash
Përbërësit:
Për krepat:
8 vezë
450 ml qumësht
80 g gjalpë të shkrirë
300 gr miell
1 lugë çaji kripë
15 g sheqer
150 g proshutë
150 g djathë të fortë
Për salcën beshamel:
30 g gjalpë
30 g miell
300 ml qumësht
50 g djathë
Përgatitja:
Rrihni vezët, më pas shtoni kripën, sheqerin dhe miellin. I bashkoni, më pas i hidhni qumështin dhe gjalpin e shkrirë. Skuqni krepat. I rendisni në një tepsi, por në mënyrë që një pjesë e krepave të dalin jashtë. Sipër e rendisni proshutën dhe më pas djathin. Shkrini gjalpin, më pas shtoni miellin dhe qumështin, arrëmyshkun dhe kripën, i trazoni dhe i kaurdisni derisa të trashen.
Mbi djathin hidhni beshamelin, më pas rregulloni krepat, sërish proshutën, djathin dhe beshamelin e kështu me radhë derisa të harxhoni materialin. Rendi i fundit duhet të jetë një krepë. Palosni ato pjesë të krepave që dalin nga tepsia dhe lyeni me beshamelin e mbetur.
I spërkatni me djathë të grirë dhe i piqni në furrë në 180°C për afro 15 minuta.