Këtë të dielë për wikend,
Shqipëria me gjithë mend!
Do t’votoj për së mbari
E martë, 24 nëntor 2026
Këtë të dielë për wikend,
Shqipëria me gjithë mend!
Do t’votoj për së mbari
Rama, Basha, Kryemadhi!
Ka edhe disa në garim…
Liderë me pak ndikim !
Të cilët si për çudi
Lypin hise në Qeveri!
Mirëpo, Edi e di mirë,
Si na shitet vota lirë!
Mes skandalesh me trazira,
E “kutive“ me shumë bira!
Ndizen flakë pasionet
Nuk lëvizin pozicionet!
Në një garë aq të nxehtë,
Kris belaja për pushtet!
Mes një lufte për mandat,
Socialistë e demokratë,
Ndeshen nesër m’u në shesh,
Për Shqipërinë, qesh e ngjesh!
________
(karikatura marrë nga interneti)
Personazh
Konventa Ndërkombëtare Alpine 4-5 Dhjetor 2026Politikë
Samiti BE - Mbretëri e Bashkuar: "Marrëveshje historike"Shëndetësi
Simptomat e fshehura të anemisë në gojë që nuk duhen injoruarMuzikë
Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politikeKëngë
Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj


