Në të gjithë botën janë 227 destinacione të ndryshme udhëtimi që kërkojnë një pasaportë për të hyrë brenda kufijve të tyre.

Asnjë vend nuk ka garantim të hyrjes në secilin vend, por lëvizja globale në rritje lejon që ata që janë në pozitat e larta të kenë mundësi edhe më shumë. Nuk është çudi që më shumë njerëz po aplikojnë për shtetësi të dyfishtë më shumë së kurrë më parë.

Të dhënat e mbledhura nga Indeksi i Pasaportave Henley paraqesin një pamje interesante të gjendjes së udhëtimeve në të ardhmen, duke na dhënë një panoramë të qartë se kush lejohet ku dhe pse në një botë post-pandemike.

Indeksi përdor informacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të llogaritur se sa destinacione udhëtimi janë të arritshme për 199 pasaportat që ekzistojnë në të gjithë botën, pra destinacione që lejojnë hyrjen pa viza ose më një vizë në mbërritje.

Ndërsa vrulli i vaksinave rritet në të gjithë Europën, ka një shanse që disa prej nesh mund të përdorin në të vërtetë pasaportat këtë vit. Por cili vend kryeson me më shumë mundësi udhëtimi?

vend të parë renditet Japonia, me 193 vende. Lidhjet e tregtisë globale të Japonisë në ushqim, teknologji dhe biznes e bëjnë atë liderin botëror për udhëtimet.

Vendi i 2-të: Singapori (192 vende)

Si Singapori ashtu edhe mbajtësit e pasaportës më të fortë të “Henley” fituan këtë vit aksesin për të udhëtuar në Oman dhe Irak.

Vendi i 3-të: Koreja e Jugut dhe Gjermania (191 vende);

Vendi i 4-të: Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu (190 vende);

Vendi i 5-të: Danimarka dhe Austria (189 vende).

Shqipëria dhe vendet e rajonit

Greqia renditet në vendin e tetë me 186 destinacione. Shqipëria renditet në vendin e 51, ku mbajtësit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 vende. Pas vendit tonë renditet Turqia me 111 destinacione.

Serbia ndodhet në vendin e 36 me 135 destinacione. Maqedonia e Veriut në vendin e 43, me 126 vende. Mali i Zi në vendin e 44 me 124 destinacione. Ndërsa Kosova ka akses në vetëm 40 vende, duke u renditur kështu në vendin e 101 në botë.

Zbutja e kufizimeve të udhëtimit është një pikë interesi për Indeksin e Pasaportave Henley.

“Me hapjen e programeve të vaksinimit masiv në disa ekonomi të pasura dhe të përparuara si Bashkimi Europian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, lëvizja globale së shpejti do të jetë përsëri një mundësi e madhe për disa.

Ndërsa për qytetarët e ekonomive të varfëra dhe atyre në zhvillim, ku shpërndarja e vaksinave është shumë më e ngadaltë dhe ku pasaportat kanë tendencë të ofrojnë shumë më pak liri udhëtimi në përgjithësi, e ardhmja duket padyshim më e zbehtë”./Euronews