E martë, 24 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ekipe të tjera braktisin projektin e Super Ligës

Juventus, Atlético Madrid, AC Milan and Inter Milan njoftuan të mërkurën se po braktisnin Super Ligën me 12 klube kryesore evropiane të futbollit.

Zhvillimi pasoi tërheqjen të martën të gjashtë ekipeve britanike që ishin pjesë e projektit të nisur këtë javë.

Katër skuadra të tjera u përfshinë në njoftimin e së dielës për krijimin e garës së re që tërhoqi kritika të ashpra nga lojtarët, tifozët dhe autoritetet e futbollit.

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli tha të mërkurën se projekti nuk mund të vazhdojë më.

“Unë mbetem i bindur për bukurinë e këtij projekti,” i tha Agnelli agjencisë Reuters, duke shtuar se do të kishte qenë konkursi më i mirë në botë. “Por …, mendoj se ai projekt tani nuk është më në diskutim.”

Klubet që ende nuk e kanë njoftuar tërheqjen janë Barcelona dhe Real Madrid.

Pronari i Liverpoolit, John Henry publikoi një video në faqen e internetit të ekipit për të kërkuar ndjesë duke thënë se projekti “nuk do të funksiononte kurrë pa mbështetjen e tifozëve”.

Të fundit

  1. Editoriale

    Kush flet në emër të Europës në tryezën për paqe në Ukrainë?
  2. Politikë

    Samiti BE - Mbretëri e Bashkuar: "Marrëveshje historike"
  3. Shëndetësi

    Simptomat e fshehura të anemisë në gojë që nuk duhen injoruar
  4. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  5. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj

Më shumë nga Sport