Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë shteti më i goditur nga Covid-19.
Shteti I Amerikës Veriore numëron deri mbi 510 mijë viktima, thuajse 1/5-ta e vdekjeve botërore.
Por për të ilustruar më mirë dramën “Covid-19” në SHBA, mjafton një krahasim shifrash me viktimat e tre luftërave: Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe asaj në Vietnam.
Sipas New York Times, as në këto tre luftëra të marra së bashku nuk kanë humbur 510,016 qytetarë si tani prej pandemisë.
Kujtojmë se në rang global numri i viktimave ka arritur në 2,474,957 ndërsa ai i infektimeve në mbi 111 milionë.