E martë, 24 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mënyra e re e jetës që solli Covid-19

Si u përjetua në Europë virusi që mori miliona jetë

Askujt nuk ja priste mendja që viti 2020 do të sillte një mënyrë të re jetese. Pandemia e Covid-19 solli rregulla, duke filluar që tek larja e duarve , mbajtja e maskës, takimet e kufizuara me familjarët si dhe distancimin shoqëror.

Shtetrrethimet ishin ato të cilat u pritën me shumë protesta në të gjithë botën, për të cilën njerëzit e quajtën shkelje të të drejtave.

Izolimi në Spanjë ishte ndër më të ashprit në Europë, për të moshuarit dhe familjet me të ardhura më të ulëta. Spanjollët janë një shoqëri e mësuar me bashkëpunim dhe komunikim shoqëror. Kostoja ekonomike ishte shumë e lartë, po ashtu edhe ndikimi në shëndetin mendor të qytetarëve.

Italianët ishin të parët që u prekën nga virusi, të parët që panë sistemin shëndetësor afër kolapsit dhe shumë humbje jete. Por respektimi i madh i masave në valën e parë të pandemisë filloi të ndryshonte me valën e dytë ku u panë edhe protesta të shumta kundër kufizimeve të reja.

Tensione pati edhe në Gjermani por shumica e gjermanëve ishin pro masave kufizuese. Qeveria e këtij shteti ndoqi një strategji shumë të mirë të testimit të popullatës.

Suedia është ndër të paktat vende që shmangu vendosjen e shtetrrethimit dhe e ndërtoi strategjinë e saj kryesisht rreth udhëzimeve për respektimin e distancimit shoqëror. Publiku u pajtua në fillim por ndërsa rastet u rritën gjatë valës së dytë.

Në fund të vitit 2020 një ligj i ri pandemik bëri që të izoloheshin një pjesë e madhe e popullsisë , duke mbyllur dyqanet dhe transportin publik madje edhe kufijtë.

Bashkimi Europian nuk ishte i përgatitur mire. Kjo shkaktoi kaos në furnizimet mjekësore dhe kolaps në vendet e varfra . Aktualisht problemi aktual mbetet vaksinimi pasi po shikohet një shpërndarje e pabarabartë dhe jo e drejtë e vaksinave të miratuara. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e vendeve të pasura kanë marrë më shumë doza duke lënë pas kombet e varfra që deri më tani nuk kanë vaksinuar as çerekun e popullsisë. /express/

Të fundit

  1. Editoriale

    Kush flet në emër të Europës në tryezën për paqe në Ukrainë?
  2. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  3. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  4. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?
  5. Shkencë dhe teknologji

    Instagram vjen me një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit

Më shumë nga Aktualitet