E hënë, 23 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Antalia të Turqisë hapet “hoteli” për mace me 64 “dhoma”

Në parkun Dokum në qytetin turk Antalia, është ndërtuar një “objekt miniaturë” për mace.

Fjala është për një “hotel” për 64 mace, e dhomat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për një akomodim luksoz, transmeton Telegrafi.

Para objektit janë vendosur edhe gjësendet tjera për mace si pjatat me ushqim dhe ujë për pije.

Nga komuna Kepez në Antalia kanë njoftuar se parku Dokum, pas muzeut, biblotekës dhe galerive të artit, është bërë edhe me një “objekt” të ri që do të shërbej për strehimin e maceve.

Zyra për kujdesin dhe mirëmbajtjen e parqeve në Dokum ka vënë 30 shtëpiza të vogla edhe për “akomodimin” e 30 zogjve.

Aty është edhe një spital për kujdesin e kafshëve që ka salla të operacioneve, laboratorin për analiza të gjaku, repartin e kujdesit intensiv, rëntgenografinë dhe njësia për karantimin e kafshëve në rast se infektohen me COVID-19.

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Enciklopedi