E martë, 24 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Temperaturat kurrë kaq të larta gjatë 12 000 viteve të fundit

Planeti ynë është më i nxehtë tani se sa ka qenë ndonjëherë në 12 000 vitet e fundit.

”Ngrohja globale me origjinë antropike, e lidhur me emetimet masive të CO2, e ka çuar Tokën në temperatura rekord që nuk janë parë kurrë që nga ekzistenca e qytetërimeve”, shkruan Focus.it, raporton ATSH.

”Ne po ecim në territor të paeksploruar ku modelet klimatike megjithatë e kishin parashikuar dhe përshkruar mjaft mirë”, theksojnë studiuesit.

Modelet klimatike përshkruajnë ngrohjen e vazhdueshme që nga fillimi i Holocenit e deri më sot; megjithatë, vlerësimet e temperaturave globale që rrjedhin nga analiza e fosileve detare tregojnë një kulm ngrohjeje rreth 6000 vjet më parë, e ndjekur nga një periudhë ftohjeje dhe më pas një rritje e përtërirë e temperaturave që nga Revolucioni Industrial.

Në vend të kësaj, studimi tregon se, në kundërshtim me të dhënat e sugjeruara nga anketat e mëparshme gjeologjike, temperaturat mesatare vjetore globale janë rritur gjatë 12,000 viteve të fundit dhe se ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu e ka përshpejtuar në mënyrë të rrezikshme këtë prirje, duke i ngritur ato në nivele të panatyrshme.

”Sot ne jemi në 2,5 °C më të larta se 12,000 vjet më parë dhe në përqendrime të CO2 160 pjesë për milion më masive se atëherë. Nuk ka praktikisht asnjë mospërputhje midis asaj që tregojnë fosilet detare dhe asaj që thanë modelet klimatike”, theksojnë autorët.

Të fundit

  1. Editoriale

    Kush flet në emër të Europës në tryezën për paqe në Ukrainë?
  2. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  3. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  4. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?
  5. Shkencë dhe teknologji

    Instagram vjen me një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit

Më shumë nga Aktualitet