E martë, 24 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Përvëlohet’ SHBA, priten temperatura deri në 54°C!

SHBA- Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara pritet të regjistrojnë temperatura rekorde të dielën, të cilat mund të arrijnë deri në 54 gradë celsius në Kaliforni. Ndërkohë me mot të nxehtë pritet të përballen edhe javën e ardhshme.

Gati një e treta e amerikanëve, rreth 113 milionë njerëz, janë aktualisht të paralajmëruar për rreziqet e motit të nxehtë, që është shtrirë nga Florida dhe Kalifornia e deri në Uashington, raporton REL.

Shërbimi Kombëtar i Motit u ka bërë thirrje njerëzve që të mos e nënvlerësojnë rrezikun që mund t’iu shkaktohet. Të shtunën në Feniks të Arizonës temperatura ka arritur në 48 gradë Celsius. Klinikat mobile kanë raportuar se i kanë trajnuar të pastrehët, pasi ata kanë pësuar djegie të shkallës së tretë.

Ka parashikime që zona e Kalifornias, një prej vendeve më të nxehta në botë – të regjistrojë temperaturë 54 gradë Celsius, shifër që nuk është regjistruar më parë në botë. Përdorimi i kondicionerëve ka shënuar rekord të ri, derisa parqet, muzetë dhe kopshtet zoologjike ose janë mbyllur, ose i kanë shkurtuar oraret e punës.

Shkencëtarët besojnë se temperaturat po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe si pasojë e fenomenit El Nino, i cili aktivizohet çdo tre deri në shtatë vjet dhe ndikon në rritje të temperaturave, shkruan REL.

Temperatura e Tokës është rritur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, përveç nëse qeveritë në mbarë botën marrin hapa për t’i ndalur emetimet e karbonit.

Të fundit

  1. Editoriale

    Kush flet në emër të Europës në tryezën për paqe në Ukrainë?
  2. Politikë

    Samiti BE - Mbretëri e Bashkuar: "Marrëveshje historike"
  3. Shëndetësi

    Simptomat e fshehura të anemisë në gojë që nuk duhen injoruar
  4. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  5. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj

Më shumë nga Bota