Ballina Bota Alarm në Alpet Europiane/ Zhduket akullnaja e Triglavit në Slloveni

Alarm në Alpet Europiane/ Zhduket akullnaja e Triglavit në Slloveni

Ndryshimet klimatike po transformojnë peizazhin e Alpeve Europiane. Akullnaja e malit Triglav, në Slloveni, është shkrirë pothuajse tërësisht pas dekadash të tëra zvogëlimi.

Sipas shkencëtarëve, rritja e temperaturave dhe pakësimi i reshjeve të dëborës gjatë dimrit kanë përshpejtuar humbjen e akullit. Ndërkohë, akullnaja Skuta, në Alpet Kamnik-Savinja, vazhdon të zvogëlohet.

Zhdukja e akullnajave kërcënon ekosistemet malore, burimet ujore dhe biodiversitetin. Studiuesit paralajmërojnë se këto ndryshime mund të ndikojnë gjithashtu në jetën e komuniteteve alpine dhe në zhvillimin e turizmit malor.