Ballina Kryesore “Nobeli i Fizikës 2026” i jepet Francis Halzen për zbulimin e mesazheve...

“Nobeli i Fizikës 2026” i jepet Francis Halzen për zbulimin e mesazheve kozmike në akullin e Antarktidës

Fizikani Francis Halzen është shpallur sot fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për kontributin në observatorin IceCube dhe zbulimin e neutrinos me energji të lartë nga burime kozmike. Këtë e konfirmon edhe Instituti Kombëtar Italian i Fizikës Bërthamore. 

Shkencëtari me origjinë belge, profesor në Universitetin Wisconsin–Madison në SHBA, udhëhoqi projektin që shndërroi akullin e Polit të Jugut në një instrument gjigant kërkimor. Ai e paraqiti idenë në vitin 1988, ndërsa ndërtimi i observatorit përfundoi në vitin 2011.

IceCube përdor mijëra sensorë të vendosur thellë në akull për të regjistruar gjurmët e rralla të këtyre grimcave. Rezultatet kanë hapur mundësi të reja për studimin e burimeve të largëta në univers.