Ballina Kulinari Receta e ditës – Vezë të pjekura në tavë

Receta e ditës – Vezë të pjekura në tavë

Përbërësit për 6 persona:

  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë kafe spec i kuq i ëmbël
  • Kripë
  • 1 qepë e njomë
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 tas domate qershi
  • Bukë e zezë e prerë hollë
  • 6 Vezë
  • Fara speci djegës
  • Majdanoz
  • Fara speci djegës
  • Domate të freskëta

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C. Më pas zgjidhni një tavë me kupa si ato që përdoren për të gatuar recetën e cupcake. Nëse nuk e keni një të tillë, mund të përdorni kupa të vogla dhe t’i vendosni në një tepsi të madhe. Vazhdoni duke i lyer kurpat e tavës tuaj me vaj.

Ndërkohë në një tigan skuqni qëpën, hudhrën dhe erëzat për rreth dy minuta, derisa qepa të zbutet. Shtoni domatet e prera në kubikë dhe skuqini për dy deri në tre minuta të tjera.

Merrni fetat e bukës dhe i shtypni me një shishe qelqi derisa të kenë marrë një formë pete dhe i vendosni në format e tavës. Mbushni format me qepën dhe domaten e skuqur në tigan dhe shtoni një kokërr vezë në çdo formë.

Futeni tavën në furrë për rreth 15 minuta, derisa veza të jetë mpiksur.

Sugjerohet që të konsumohen të ngrohta.

Mund t’i servirni me domate të freskëta, fara speci djegës dhe majdanoz përsipër.