Screenshot
Bashkitë në vend vijojnë të avancojnë me procesin e zonave prioritare sa i përket “Paketës së Maleve”. Sipas Ministrit, Ervin Demo pas përmbylljes së këtij procesi, do të nisë faza tjetër e kësaj nisme.
“Janë katër bashki të tjera, që kanë miratuar zonat prioritare. Tashmë shkon në 40 numri i bashkive me zona prioritare. Paketa e Maleve vazhdon që të ketë interes të shtuar sa i përket aplikantëve në të gjithë territorin. Një pjesë e mirë e bashkive do të vazhdojë me miratimet në Këshillat Bashkiakë”, tha Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Interesi mbetet i lartë si nga banorët e zonave ku do të zhvillohet “Paketa e Maleve”, por edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Përfitimet për bashkitë në zonat malore janë të shumta që nga tërheqja e kapitalit nga investime vendase, të huaja dhe nga Diaspora, rritje punësimi, zhvillim infrastrukture dhe rritje e kërkesës për produkte bujqësore dhe blegtorale të zonës.