Ballina Bota Qipro riaplikon për anëtarësim në NATO pas sulmit iranian me dron

Qipro riaplikon për anëtarësim në NATO pas sulmit iranian me dron

Qipro po përgatitet sërish për aplikim për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s pas sulmit me dron që ndodhi këtë javë.

Presidenti Nikos Christodoulides deklaroi në një intervistë për televizionin grek se “nëse do të ishte e mundur, ne do ta dorëzonim aplikimin që nesër”. “Vendi tashmë po bën përgatitje për një hap të tillë{, theksoi ai .

Sipas tij, po punohet në nivele ushtarake, operative dhe administrative në mënyrë që Qipro të jetë gati të veprojë “sap o të lejojnë kushtet politike”.

Christodoulides pranoi se aktualisht një aplikim nuk është i mundur për shkak të qëndrimit të Turqisë, anëtare e NATO-s , e cila kundërshton anëtarësimin e Qipros. Vendimet për pranimin e anëtarëve të rinj në aleancë merren me unanimitet.

Ishulli është i ndarë që nga pushtimi turk i vitit 1974. Ankaraja nuk e njeh Republikën e Qipros dhe refuzon të diskutojë çështjen e anëtarësimit në NATO.

Debati aktual për një aplikim të mundshëm u ndez pas një sulmi me dron ndaj një baze ushtarake britanike pranë qytetit të Limassolit. Sipas qeverisë britanike, u raportua dëmtim i lehtë , por incidenti ngriti shqetësime për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.

Mediat qipriote raportuan, duke cituar burime të sigurisë, se dronët mund të jenë lëshuar nga territori i Libanit.