Ballina Shëndet Receta e ditës/Pite me spec të pjekur, një pjatë që adhurohet nga...

Receta e ditës/Pite me spec të pjekur, një pjatë që adhurohet nga të gjithë

Përbërësit:

▪ 500 g kore për pite
▪ 500 g speca të pjekur
▪ 100 g ullinj
▪ 4 thelpinj hudhre
▪ vaj ulliri
▪ kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Në të njëjtën masë shtoni kripë, vaj dhe piper. Lyejini koren me vaj, pastaj vendosni edhe një kore tjetër sipër saj.

Vendosni masën e përgatitur dhe paloseni piten në trekëndësha ose rrotulla sipas dëshirës.

Në një tepsi të lyer me vaj dhe të shtruar me letër për pjekje, radhitni piten.

Piqeni në 200 gradë.

Ju bëftë mirë!