Ballina Sport Tifozët e Dortmund bojkotojnë ndeshjen e Champions, akuza ndaj italianëve

Tifozët e Dortmund bojkotojnë ndeshjen e Champions, akuza ndaj italianëve

 

Tifozët e Borussia Dortmund kanë marrë një vendim drastik duke bojkotuar ndeshjen e kthimit të fazës “Play-Off” të Champions League kundër Atalantës në Bergamo.

Përmes një deklarate zyrtare të martën, tifozgrupi zyrtar njoftoi se nuk do të udhëtojë drejt Italisë, duke akuzuar autoritetet italiane për masa shtypëse të paprecedenta në 16 vitet e tyre të fundit në Europë.

Sipas tifozëve gjermanë, rreth 300 mbështetësve u është ndaluar pjesëmarrja për arsye që ata i konsiderojnë të dyshimta, ndërsa procesi i udhëtimit është kthyer në një “torturë” me kontrolle të imtësishme në aeroporte dhe avionë.

Situata është rënduar edhe më shumë për ata tifozë që kishin mbërritur në Itali, të cilët raportuan se janë shqetësuar nga policia italiane edhe në ambientet e tyre të akomodimit.

Ky bojkot kolektiv vjen si shenjë proteste ndaj trajtimit që u është bërë, duke lënë Dortmundin pa mbështetje në një ndeshje delikate.