Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se prej 21 janarit SHBA do të pezullojë vizat për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria.
Siaps asaj që raporton “FoxNews”, vendimi i bërë publik nga DASH do të hyjë në fuqi prej 21 janarit.
Një memo e Departamentit të Shtetit, e parë për herë të parë nga “Fox News Digital”, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e shqyrtimit dhe verifikimit.
Vendet përfshijnë Somalinë, Rusinë, Afganistanin, Brazilin, Iranin, Irakun, Egjiptin, Nigerinë, Tajlandën, Jemenin dhe të tjera”, raporton “Fox News”.
“Lista e plotë e vendeve përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin”, raporton” Fox News”.