Kompania daneze e shërbimeve postare do të shpërndajë letrat e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj, sipas Guardian.
Vendimi i kompanisë PostNord, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i ofruesve të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë, transmeton KosovaPress.
PostNord njoftoi se do të shkurtojë 1500 vende pune dhe do të heqë 1500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm te shpërndarja e pakove.
Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90 për qind gjatë 25 vjetëve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm.
Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht. Kompania “Dao” do të merr përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milionë, raporton ATSH.
Ligji danez kërkon që mundësia për të dërguar letra të ekzistojë gjithmonë. Kjo do të thotë se nëse “Dao” ndalon shërbimin, qeveria duhet të caktojë një kompani tjetër.