Përbërësit:
- 1 litër e gjysmë qumësht
- 10 kokrra vezë
- 10 lugë gjelle miell
- 10 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë e gjysmë gjelle kanellë
- 50 gramë gjalpë
- Pak vanilje (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Hedhim në një tas vezët e më pas sheqerin dhe i rrahim pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas shtojmë gjalpin të cilin më parë e kemi shkrirë. AgroWeb.org ju këshillon që gjalpin para se ta hidhni në masën e vezëve dhe sheqerit të siguroheni që të jetë jo i ngrohtë. Më pas hedhim miellin bashkë me kanellën dhe e përzjejmë pa pushim në mënyrë që mielli të mos krijojë kokrriza. Pasi masa të jetë bërë e njëtrajtshme shtojmë qumështin dhe i përzjejmë të gjitha bashkë.
Masën siç e kemi të lëngshme e hedhim në një tepsi ose tavë qelqi, të cilën më parë e kemi lyer përmes një furçe kuzhine me pak gjalpë. Tepsinë me qumështor ose tavën e qelqit e fusim në furrë, të cilën më parë e kemi nxehur në temperaturën 200 gradë celcius.
Qumështorin e lëmë të piqet derisa pjesa e sipërfaqes së qumështorit të marrë ngjyrën e artë të pjekjes dhe masa të jetë mpiksur.
Pasi fiket furra, qumështori lihet edhe për 30 minuta në nxehtësinë e sobës. Kur e servirim, sipër e spërkasim me pak kanellë.