I ka arritë të gjitha
Të gjitha i ka arritë…
Çikë. Bashkëshorte. Nanë.
U baftë dhe Gjyshe një ditë,
Pastë dhe një mbesë
të ditur, të bukur, të ylltë:
Krejt Arditë.
Edhe unë kam një çikë,
E ka emnin Arditë.
Unë i thërras; Diell.
Dielli i thonë, pothuaj, të gjithë,
Para saj të gjitha Arditat
Vijnë në rradhë të dytë.
Ajo më bani Baba dhe Gjysh.
Nuk më lenë me u mplakë,
Jetën ma rrezaton me plot dritë.
Ardita Sinani
Është e para qytetare e Preshevës.
E zgjodhën të tillë preshevarët.
E deshtën të tillë qytetarët.
Askush nuk mundet ta ulin
As në rradhë të dytë,
As në rradhë të tretë,
Le të shkallnohen
Lakenjtë, çakenjtë…
Gjapërjnjtë e minjtë.
Ka vetëm një Arditë të parë.
Nuk ka kryetare një Arditë të dytë.
Unë dhe Presheva
Kemi nga një Arditë të Parë.
Sado kufinjë
të hershëm, të largët, të fortë,
të vendosin Superfuqitë,
politikat, merimangat, majmunëritë…
Nuk i kemi Arditat,
Të Artat Ditë…
Në rradhë të Dytë.
Ramiz LUSHAJ
25 tetuer 2025