Ballina Aktualitet Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe...

Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe sigurimit

Screenshot

Kanceri i gjirit mund të parandalohet, mund të zbulohet herët dhe mund të mposhtet. 90% e grave ia dalin. Çdo grua duhet të kujtohet se nuk është vetëm.

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, SIGAL Insurance Group i bën apel çdo gruaje dhe çdo vajze, që të tregojë kujdes ndaj vetes, të kryejë kontrollet e rregullta mjekësore dhe të sigurohet financiarisht për të qenë gjithmonë e mbrojtur.

Në këtë betejë, sigurimi është mburoja kryesore dhe aleati strategjik ndaj sëmundjes. Siguria financiare ndihmon.

Në SIGAL Insurance Group, në kuadër të Tetorit Rozë, për vetëm 6,000 lekë në vit, çdo grua, pavarësisht moshës, mund të përfitojë një paketë të plotë sigurimi dhe kujdesi shëndetësor, me mbulim financiar dhe shërbime mjekësore të dedikuara.

Për vetëm 60 euro, në 3 fasha grupmoshash, SIGAL IG ofron 3 paketa të ndryshme të përshtatura me përfitime të shumta.

Në secilën prej paketave përfshihet dëmshpërblimi i menjëhershëm CASH, check up-i i plotë, zbritja në klinikat dhe spitalet e rrjetit SIGAL dhe komunikimi 24/7 nëpërmjet aplikacionit “Teleshëndet”.

3 paketat e sigurimitJetë Plus për Gratë”

Opsioni 1, Grupmosha 0–40 vjeç

10,000 € pagesë direkte Cash në rast diagnostifikimi me tumor malinj kudo në trup ose tumor beninj në kokë
Check Up vjetor me mamografi falas
Komunikim 24/7 me mjekun përmes aplikacionit Teleshëndet
Zbritje në gjithë rrjetin spitalor SIGAL

Opsioni 2 – Grupmosha 40–60 vjeç

5,000 € pagesë direkte Cash në rast diagnostifikimi me tumor malinj kudo në trup ose tumor beninj në kokë
Check Up vjetor me mamografi falas
Komunikim 24/7 përmes Teleshëndetit
Zbritje në klinikat dhe spitalet e partnerëve SIGAL

Opsioni 3 – Grupmosha 61–75 vjeç

2,000 € pagesë direkte Cash në rast diagnostifikimi me tumor malinj
Komunikim 24/7 me mjekun përmes Teleshëndetit
Check Up vjetor me mamografi falas
Zbritje në rrjetin spitalor SIGAL

Zbulim, parandalim, sigurim

Me SIGAL IG nuk je vetëm, sigurohu dhe qëndro e fortë!