Ballina Shëndet Sa mjaltë në ditë mjafton për një imunitet të mirë?

Sa mjaltë në ditë mjafton për një imunitet të mirë?

 

Se një lugë mjaltë në ditë, me ujë, çaj apo me uthull molle, forcon rezistencën e organizmit, kaherë dihet

Mirëpo, nuk e kanë të gjithë të qartë që mu ajo lugë është masa e duhur.

Pikërisht është ajo sasia e produktit të bletëve e cila ngre nivelin e antioksidanteve, të rëndësishme në luftë kundër shumë sëmundjeve.

Mjalti përmban sasi të ndryshme polifenoli, antioksidante për të cilat konsiderohet që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga sëmundjet e tjera, theksojnë ekspertët.

Njëkohësisht, ajo sasi është e mjaftueshme të plotësojnë nevojën për ëmbëlsirë, gjë që është shumë me rëndësi për të gjithë ata të cilët hanë ëmbëlsira.

Gjithashtu, kjo është sasia e cila nuk do të ndikojë në linjën e trupit.

Është llogaritur që adhuruesit e ëmbëlsirave brenda vitit mesatarisht hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira.

Për shëndetin e tyre do të ishte mirë që së paku një pjesë të tyre të zëvendësojnë me mjaltë, rekomandojnë ekspertët.