Vepra artistike e Maurizio Cattelanit, i cili e ka vendosur një banane në mur me ngjitës, u shit për 6 milionë euro në një ankand në New York – katër herë më lartë se vlerësimet para se të shitej, shkruan” BBC”.
Shtëpia e ankandeve, “Sotheby’s”, ka bërë të ditur se sipërmarrësi kinez i kriptovalutave, Justin Sun, pati ofertën më të lartë sesa gjashtë rivalët e tjerë dhe e bleu instilacionin e quajtur “Comedian” nga artisti italian të mërkurën.
“Në ditët në vijim, unë personalisht do të ha banane si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun.
Instalacioni “Comedian” i Cattelanit u zbulua për herë të parë për publikun në vitin 2019, duke u bërë menjëherë viral dhe duke nxitur gjithashtu debate të mëdha se çfarë është arti.