Ballina Kryesore Çel siparin Panairi i 27-të i Librit

Çel siparin Panairi i 27-të i Librit

“Panairi i 27-të i Librit”, do të zhvillohet në datat 13-17 nëntor 2024, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Ngjarja më e madhe e librit për vitin 2024 sot hapi siparin e saj në Tiranë në orën 11-00.

Si zakonisht ky Panair mbledh sot, bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.

Motoja e Panairit: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”

Me këtë moto, Panairi i Librit 2024 inkurajon çdo vizitor të kërkojë dhe të zbulojë më shumë, të gjejë shpirtin e librit dhe të jetojë eksperiencën e çdo faqeje që ofrohet. Në këtë periudhë, Tirana do të kthehet në një qendër të madhe letrare, ku të gjithë dashamirësit e librit do të mund të përjetojnë aktivitete dhe ngjarje të shumta, përfshirë takime me autorë, diskutime dhe promovime të librave më të fundit. Një nga momentet më të pritura të këtij Panairi është pa dyshim gara për Çmimet e Panairit të Librit, të cilat do të shpallen në fund të aktivitetit. Çmimet janë një mundësi e shkëlqyer për të njohur më në thellësi talentet më të reja të letërsisë shqiptare, si dhe për të nderuar ata që kanë kontribuar më shumë në zhvillimin e fushave të ndryshme të botimeve dhe përkthimeve.