Ballina Kryesore Shkencë & Teknologji Burg në këtë vend nëse nget biçikletën i dehur

Burg në këtë vend nëse nget biçikletën i dehur

Japonia miratoi ligje të rrepta për çiklizmin sipas të cilave mund të burgosen çiklistët nëse përdorin celularët gjatë ngasjes së biçikletës, apo nëse ngasin biçikletën nën ndikimin e alkoolit. Sipas ndryshimit të ligjit të trafikut rrugor, çiklistët që kapen duke përdorur telefona për çfarëdo qëllimi, mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg ose gjoba deri në rreth 600 euro, njoftoi “Kyodo News” me seli në Tokio. Në rast aksidenti, dënimet rriten në një vit burg ose gjoba deri në rreth 1.800 euro. Ligji gjithashtu ashpërson sanksionet për ngasjen e biçikletës nën ndikimin e alkoolit.

Çiklistët me nivele alkooli në frymëmarrje që tejkalojnë 0,15 miligramë për litër mund të përballen me tre vjet burg ose gjoba neri në rreth tre mijë euro, ndërsa çiklizmi në gjendje të dehur mbart dënime maksimale prej pesë vjet burg ose një gjobë prej gjashtë mijë euro. Masat më të rrepta vijnë në mes të rritjes së aksidenteve ku janë të përfshirë çiklistë në Japoni. Numri i çiklistëve në japoni është shtuar që nga pandemia COVID-19, e cila nxiti më shumë njerëz të përdorin biçikleta për transport.