Rusia do të gjobisë kë zgjedh të mos ketë fëmijë. Ky është projektiligji i propozuar për të frenuar fenomenin e importuar nga Perëndimi, specifikisht nga Britania, ‘ChildFree’, që mbron lirinë për të zgjedhur për të mos u riprodhuar.
400 mijë deri në 5 mln rubla do të jetë gjoba sipas kategorisë për këdo që zgjedh të mos bëjë fëmijë, ndërkohë që paga mesatare në Rusi e deklaruar gjatë një raportimi nga kryeministri Michail Michustin është 73 mijë rubla.
Ky projektiligj bashkë me sansionet është mjaft i ngjashëm me një tjetër të aprovuar për ndëshkimin e të gjithë atyre që promovojnë të drejtat e komunitetit LGBT dhe të marrëdhënieve të etiketuara si “jo tradicionale”.