Ballina Kryesore Shkencë & Teknologji Ky është Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në botë mund të...

Ky është Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionët

Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionë. Ulja është vërtet sfiduese në Aeroportin e Paros në Bhutan, ku piloti duhet të manovrojë avionin mes majave 5500 metra të larta dhe duhet ta njohin thuajse përmendësh ambientin që i rrethon.

Paro është një aeroport i kategorisë C, çka do të thotë që pilotët duhet të kenë kualifikim të veçantë për të fluturuar aty. Zbritja duhet të realizohet manualisht, pa radar. Për më tepër, aeroporti është i mbyllur gjatë natës dhe sezonit të stuhive. 97% e Bhutanit është zonë malore, ndërsa kryeqyteti Thimpu ndodhet 2350 metra mbi nivelin e detit, kështu që zgjedhjet për një aeroport më të zakonshëm ishin të pakta.