Ballina Kryesore Sot luhet ndeshja Ukrainë-Shqipëri

Sot luhet ndeshja Ukrainë-Shqipëri

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës në Pragë për shkak të luftës. Kuqezinjtë të cilët kanë mungesa të rëndësishme si kapiteni Berat Gjimshiti duan ta nisin mbarë këtë garë.

Pritet që titullar të jetë Kumbulla në vend të Gjimshitit. Shokë reparti mendohet të jenë Ismajli, Hysaj dhe Mitaj. Në portë do të jetë Strakosha.

Në mesfushë parashikohen Laçi, Ramadani e Asllani, ndërsa sulmuesin kryesor Manajn mendohet ta mbështesin në krahë Asani dhe Bajrami.

Përballja me Ukrainën që do të jetë e shtata do. Kuqezinjtë nuk e kanë mundur ndonjëherë përfaqësuesen ukrainase ku rezultati më i mirë është barazimi 2-2 para 19 vitesh në Tiranë.

Bastet – Një sukses i të besuarve të Rebrov kuotohet me 1.75, ndërsa barazimi 3.50. Triumfi i kuqezinjve të Sylvinhos vlerësohet me koeficientin 4.75.