Pas pushimeve të verës, fëmijët dhe prindërit po bëhen gati për vitin e ri shkollor.
Dita e parë e shkollës është një ditë e lumtur për të gjithë fëmijët që kthehen në banga me dëshirën për të mësuar dhe për t’u takuar sërish me shokët e tyre.
Nga ana tjetër, prindër kanë nisur me shpenzimet për të bërë të mundur që atyre të mos i mungojë asgjë.
Por pyetja që ngrihet me të drejtë është: Sa të interesuar janë prindërit shqiptarë të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre?
Bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre. Investojmë në kurse të ndryshme. Përpiqemi t’i përgatisim për sfidat që mund të sjellë e ardhmja. Por nuk ua përcjellim kulturën e sigurimit duke e lënë shëndetin dhe sigurinë e tyre në dorë fatit.
Në Europë, atje ku duam të shkojmë, askush nuk mund ta konceptojë idenë që fëmija të niset drejt shkollës pa qenë më parë i siguruar dhe pa patur dikë që të përgjigjet financiarisht për gabimet njerëzore apo ngjarjet e papritura dhe aksidentale që mund të ndodhin.
Ndaj, do donim që përmes këtij artikulli t’ju njihnim me një produkt unik që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, “Karta e Kujdesit Shëndetësor për të Mitur”, dedikuar edhe nxënësve dhe studentëve në këtë vit të ri shkollor.
Falë kësaj Karte, e cila kushton vetëm 5,000 Lekë, fëmija juaj do të mund të marrë shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira të vendit në rast nevoje, të kryejë ekzaminime dhe vizita tek mjekët më të mirë, të keni mjekun në celularin tuaj 24 orë të ditës në 7 ditë të javës përmes aplikacionit “TeleShëndet”, ulje në rrjetin ekskluziv SIGAL UNIQA, mbrojtje nga aksidentet personale dhe shumë e shumë përfitime të tjera për plot 1 vit rresht.
Madje, falë “Kartës së Kujdesit Shëndetësor” përfitohet edhe Sigurimi i Jetës për prindin.
Ky produkt unik mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829