Ballina Aktualitet Këto janë 10 vendet më të varfra të Europës

Këto janë 10 vendet më të varfra të Europës

Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2024, në vendin e tretë, pas Ukrainës dhe Moldavisë. Në këtë listë Shqipëria është renditur si vendi i pestë më i varfër ne Evropë, pas Armenisë.

Në raportin e publikuar thuhet se lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend.

“Kjo renditje pasqyron të dhënat më të fundit të PBB-së për frymë dhe mund të ndryshojë pak në varësi të burimit të saktë dhe vitit të përdorur”, bënë të ditur “World of Statistics” në publikimin e raportit në platformën X, për vendet më të varfra në Evropë sipas PBB-së për frymë (nominale).

Pas Shqipërisë ndër vendet më të varfra janë Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia në vendin e nëntë dhe Mali i Zi në vendin e dhjetë.