Ballina Kryesore Shkencë & Teknologji Aplikacioni “Signal” ndalohet në dy shtete

Aplikacioni “Signal” ndalohet në dy shtete

Rusia dhe Venezuela kanë ndaluar qasjen në aplikacionin e mesazheve Signal.

Shërbimi rus i lajmeve “Interfax” publikoi lajmin për ndalimin e aplikacionit Signal në Rusi dhe raportoi njoftimin e autoritetit rus mbikëqyrës të telekomunikacionit.

Siç u tha, vendimi u mor për shkak të “shkeljes së kërkesave të legjislacionit rus, përmbushja e të cilave është e nevojshme për të parandaluar përdorimin e aplikacionit për qëllime terroriste dhe ekstremiste”.

Ndalimi i Signalit në Venezuelë ndodhi pas zgjedhjeve presidenciale, rezultatet e të cilave janë ende duke u debatuar.

Në të dy vendet, qasja në aplikacione të tjera të ngjashme është e vështirë.