Ballina Shëndet Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet

Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet

Tanimë është e ditur se jeta pasive është shumë e dëmshme, mirëpo a jua merrte mendja se qëndrimi ulur për orë të tëra është më i rrezikshëm se duhanpirja?

Sipas studimeve të kryera, ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet e 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë të hollësishme cilësinë e jetës.

Rezultatet e këtyre studimeve kanë treguar se, se personat që kishin patur një jetë pasive dhe pa aktivitete fizike ishin më të prekur nga sëmundjet vdekjeprurëse, në krahasim me ata që kishin qenë duhanpirës.

Sipas udhëheqësve të këtyre studimeve, është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se pasiviteti është një vrasës i heshtur i individëve dhe shumë më i rrezikshëm se duhanpirja. Gjithashtu është shumë e rëndësishme, që njerëzit të vetëdijesohen dhe të bëjnë sa më shumë aktivitete fizike.