Ballina Personazh Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë

Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë

Nga Ramiz TAFILAJ

Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë.

Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun e dashur.

Fshati Dubravë humbi më të mirin e këtij fshati.

Bota e arsimit ka humbur një mësues të shkëlqyertë shkencave natyrore.

Kombi ynë shqiptar ka humbur një njeri të madh e të shkëlqyer. Njerëz si Sylejman Imer Turkaj gjithmonëe kanë ngritur kombin tonë.

Sylejmani do të jetojë në kujtimet e shumënxënësve dhe studentëve që i ka përcjellë në shumëbreza.

Pa dyshim të gjithë ata të cilët e kanë njoftSylejmanin do ta kenë në kujtim.

Familjes dhe të gjithë miqve të shumtë tëSylejmanit, iu shprehim ngushëllimet tona të sinqertapër humbjen e këtij kolosi të madh të brezave tanë.

Mua personalisht do të më mungojnë takimet me Sylejmanin. Do të më mungojë buzëqeshja e tij.

Unë isha i privilegjuar të isha mik i Sylejmanit. Sa herë që kam vizituar Kosovën kam vizituar Sylejmanindhe djemtë e tij të mrekullueshëm.

Zoti e bekoftë shpirtin e tij. Zoti e bekoftë familjene tij! Zoti e shpërbleftë Sylejmanin me parajsë!

Sinqerisht dhe shpirtërisht vdekja e Sylejmanit po më lendon, por e di që lulet i merr Zoti fillimisht e pastaj të tjerat.

Lamtumirë miku im dhe faleminderit për kujtimet e mrekullueshme që na ke dhuruar ndër vite!