Sot, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse illegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE. Në këtë rast pakicë Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.
Kurse, Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtuar pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.
Pasivizimi nënkupton nuk më takon të posedoj dokumentë identiteti, dhe jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor. Pasivizimi I adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë. Kjo kategori vazhdojn të mbetën qytetarë të askujt, pasi në vendin e lindjes në Serbia, nuk pranohen,sepse ligjërish po ju heqet, bëhet fshirja e adresave.
Deri sa që nga dita e sotme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.
*Autori, i këtij vështrimi është Refik©HASANI, nga Bujanoci, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik-diskriminim.